Lidhje

Rusia reagon ndaj ambasadorit amerikan


Ambasadori McFaul kishte thenë se Rusia i ka ofruar Kirgistanit para, për të mbyllur një bazë amerikane në atë vend

Rusia ka reaguar me zemërim ndaj ambasadorit amerikan Michael McFaul, lidhur me komentet e tij se Rusia i ka ofruar Kirgistanit para, në përpjekje për të mbyllur një bazë ushtarake amerikane në atë vend. Në një deklaratë sot,

Ministria e Jashtme ruse thonte se komentet e zotit McFaul ishin konfuzuese dhe ato keqinterpretojnë disa pozicionet e politikës së jashtme të Moskës. Në deklaratë thuhej gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ambasadori amerikan bën komente të ksaj natyre.

Ambasadori McFaul u përgjigj përmes Twitterit, duke thënë se ai është ende duke mësuar mjeshtërinë e të shprehurit në mënyrë më diplomatike.

Ambasadori i SHBA në Rusi i tha javën e kaluar një grupi studentësh në një universitet të Moskës, se Rusia ishte përpjekur t’i jepte rryshfet Kirgistanit për të mbyllur një bazë ushtarake amerikane. SHBA e përdorin bazën për të mbështetur operacionet në Afganistan.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG