Lidhje

Anija private Dragon kthehet në tokë


Kapsula e kompanisë private Space X u bë mjeti i parë fluturues privat, që dërgon furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija private e hapësirës Dragon u kthye në tokë pas një fluturimi të suksesshëm në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Për të shmangur ndonjë të papritur, anija pa njerëz, misioni i së cilës kishte qëllim demonstrativ, hyri në atmosferën e Tokës dhe ra me tre parashuta në Oqeanin Paqësor, përballë brigjeve të Kalifornisë.

Sot në mëngjes, me anë të një krahu robot, ekuipazhi i Stacionit Orbital realizoi shkëputjen e kapsulës për të filluar fazën e fundit të udhëtimit të saj historik që zgjati më shumë se një javë.

Kapsula Dragon, e kompanisë private Space X, u bë kështu mjeti i parë fluturues privat që dërgonte furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG