Lidhje

Presidenti, pritet takimi Berisha-Rama


Në Shqipëri pritet të nisin bisedimet mes palëve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pas tërheqjes së djeshme të kandidatit të propozuar nga shumica e djathtë, anëtarit të gjykatës kushtetuese Xhezair Zaganjori. Gjatë ditës së nesërme mund të realizohet dhe një takim i dytë mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama. Një takim i cili sipas kryetarit të Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta do të ishte i rëndësishëm për arritjen e konsensusit. Nga ana e tij zoti Rama konfirmoi gatishmërinë për t’u ulur në çdo moment në tryezë me palën tjetër në funksion, siç tha ai, të zgjidhjes në emër të interesit kombëtar dhe hapjes së rrugës për marrjen e statusit të vendit kandidat.



Në Shqipëri pritet të nisin bisedimet mes palëve për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pas tërheqjes së djeshme të kandidatit të propozuar nga shumica e djathte, anëtarit të gjykatës kushtetuese Xhezair Zaganjori. Gjatë ditës së nesërme mund të realizohet dhe një takim i dytë mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama.

Një takim i cili sipas kryetarit të Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta do të ishte i rëndësishëm për arritjen e konsensusit. Nga ana e tij zoti Rama konfirmoi gatishmërinë për t’u ulur në cdo moment në tryezë me palën tjetër në funksion, sic tha ai, të zgjidhjes në emër të interesit kombëtar dhe hapjes së rrugës për marrjen e statusit të vendit kandidat

Në ndryshim nga dje, pas tërheqjes së beftë së anëtarit të gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori, duket se reagimet e sotme të përfaqësuesve të shumicës kanë qenë më të buta ndaj mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Të paktën, kryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta, i mëshoi me forcë idesë së përpjekjeve për konsensus, ndonëse koha në dispozicion është e kufizuar theksoi ai.

“Përpjekjet për konsensus, të cilat kanë qenë për gati 2 javë, tashmë janë të limituara për shkak të kohës, por përpjekjet tona do të jenë shumë serioze, gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditës së nesërme. Unë dua të theksoj, si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nevojën dhe domosdoshmërinë e përpjekjeve për të arritur konsensusin, për të rritur përgjegjshmërinë dhe përqendrimin e të gjithë aktorëve, për t’i dhënë fund kapriçiove dhe për të fituar një moment të dytë, pas një momenti shumë të rëndësishëm që kemi lenë pas ku kemi djegur tre raunde dhe tre mundësi për konsensus”, deklaroi zoti Meta.

Nga ana e saj partia socialiste zhvilloi sot në orët e para të ditës një mbledhje kryesie. Më pas kryetari i saj Edi Rama konfirmoi edhe një herë gatishmërinë për të punuar për gjetjen e një konsensusi:“Unë vazhdoj të besoj se mundësia për konsensus është shumë afër. Vazhdoj të besoj se pikëtakimi mes qeverisë dhe opozitës në funksion të konsensusit nuk është as i pamundur, as i paarritshëm, po përkundrazi është afër. Nuk kemi në këtë proces asnjë tundim dhe asnjë arsye që të shfokusohemi nga qëllimi i madh që është qëllimi që mishëron interesin kombëtar për kalkulime dhe lojra, të cilat unë personalisht i konsideroj, krejtësisht pa vend dhe tërësisht jashtë vizionit, misionit, qëllimit dhe aksionit të Partisë Socialiste të Shqipërisë”.

Nesër pritet të ketë një tjetër takim mes zotit Rama dhe kryeministrit Berisha. Zoti Meta tha se një takim i tillë është i domosdoshëm për t’i dhënë vendit presidentin që ditën e hënë kur do të zhvillohet raundi i katërt: “Unë besoj se gjatë ditës së sotme apo gjatë mbrëmjes së sotme ne do të bëjmë konsultime si drejtues të partive të mazhorancës dhe shpresoj që, gjatë ditës së nesërme, të jetë e mundur që të realizohet edhe një takim i nivelit më të lartë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje konsensuale për ditën e hënë”.

Kryetari socialist tha se është i gatshëm për cdo lloj takimi: “Si opozitë jemi të gatshëm në çdo moment, mirëpresim çdo ftesë, në çdo format, për të gjetur, përmes çdo forme komunikimi dhe dialogu, zgjidhjen. Është zgjidhja që na intereson, nuk kemi asnjë qëllim tjetër”.

Bisedimet e mundshme Berisha-Rama, përvec disavantazhit të kohës së shkurtër në dispozicion, janë nga ana tjetër të favorizuara nga fakti që të dyja palët pritet të ulen në tryezë pa erma të paracaktuar apo të shpallur si kandidatë zyrtar paraprakisht, por që kanë mundësi t’i diskutojnë që në fillim me njëra tjetrën.
XS
SM
MD
LG