Lidhje

Karzai kundër sulmeve në zonat e banuara


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se sulmet ajrore të NATO-s në zona të banuara nga civilë është “plotësisht i papranueshëm”, edhe në rastin kur forcat e koalicionit sulmohen.

Zoti Karzai i tha sot gazetarëve se bombardimi i shtëpive të civilëve nuk lejohet për asnjë lloj arsyeje dhe se Afganistani i konsideron sulmet ajrore si përdorim i paligjshëm force. Ai i bëri këto komente një ditë pasi zyrtarë të NATO-s njoftuan një marrëveshje për kufizimin e përdorimit të sulmeve ajrore në zonat e banuara, pas një sulmi ajror të javës së kaluar që shkaktoi 18 viktima mes civilëve.

Zoti Karzai ka qenë prej kohësh kritik i bombardimeve në vendin e tij. Sot ai tha në takimet me zyrtarë të lartë amerikanë dhe të NATO-s: “A bëni të njëjtën gjë në Shtetet e Bashkuara? Policia kryen policie veprime të përditshme, por ata nuk thërresin avionët për të kryer bombardime”.

Gjenerali Allen, komandanti i forcave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afghanistan, vizitoi javën e kaluar provincën Logar, për t’i shprehur personalisht ngushëllimet familjeve të viktimave.
XS
SM
MD
LG