Lidhje

Autoritetet belge të imigracionit kërkojnë bashkëpunim me Shqipërinë

  • Pëllumb Sulo

Sekretarja e shtetit Belg për azilin dhe imigracionin e paligjshëm, znj. Maggie De Block, shprehu sot shqetësim në lidhje me numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Belgjikës. Zonja De Block, e cila kryeson një delegacion të qeverisë belge, u shpreh se 90 për qind e kërkesave për azil vijnë nga Shkodra, ndaj, në takimin që zhvilloi sot me autoritetet e prefekturës, zonja de Block bëri thirrje për të bashkëpunuar në frenimin e këtij fenomeni dhe për mos lëshimin e vertetimeve fallco për raste gjakmarrjeje.

XS
SM
MD
LG