Lidhje

Mënyrë e debatueshme për rënie nga pesha


Procedura e re shihet si një alternativë më e lehtë për operacionin bypass në stomak

Një mënyrë e debatueshme për rënie nga pesha

Procedura e re shihet si një alternativë më e lehtë për operacionin bypass në stomak. Ajo kryehet pa bisturi, për njerëzit që duan të dobësohen deri në 30 kilogram. Deri tani, pacientët janë të kënaqur, por jo kritikët.

Procedura quhet “POSE” shkurt për “Primary Obesity Surgery Endoluminol”. Doktor Tom Lavin nga Los Anxhelos është një nga kirurgët e parë që ka kryer këtë procedurë. Ai thotë se ‘POSE’ është për persona që duan të humbasin deri në 40 kilogram të peshës trupore. Përqasja me procedurën e re nuk përdor bisturinë - çdo gjë kryhet nëpërmjet gojës me një endoskop që mjekët e përdorin për të zvogëluar stomakun. Procedura zgjat disa orë dhe pas saj, personi shkon në shtëpi. Kritikët thonë se megjithëse ‘pose’ është miratuar nga administrat e ushqimeve dhe barnave (FDA), përdorimi i saj për humbje peshe nuk është provuar për siguri dhe efektshmëri në periudhe afatgjatë, d.m.th., nuk dihet nëse pesha e humbur do të jetë e qëndrueshme apo pacienti do të ketë ose jo ndonjë pasojë të dëmshme anësore.


Një parazit i ri i rrezikshëm

Kohët e fundit, një titull lajmi shqetësues dhe hutues – një revistë mjekësore njotoi për një sëmundje pak të njohur infektivie.

Sëmundja quhet Chagas, që studimi e krahason me Sidën. Pavarësisht nga ky krahasim, ekspertët thonë se Chagas shkaktohet nga pickimi i një insekti të vogël, por që mund të lërë probleme afatgjate shëndetësore.

Insekti Triatomine ose “insekti që puth”, përpiqet të pickojë rreth buzëve ose syve. Një pickim i vogël nga ky parazit gjakpirës dhe njeriu mund të mbetet i sëmurë gjithë jetën. Insekti është bartës i sëmundjes Chagas – infeksion parazitar thuajse i pamundur për t’u kuruar. Simptomat janë ënjtje në vendin e infeksionit, skuqje të lëkurës, dhimbje trupi dhe humbje oreksi.

Paraziti Chagas e ka origjinën në Amerikën qëndrore e jugore. Deri tani në Shtetet e Bashkuara ka 300 mijë vetë – kryesisht emigrantë latino-amerikanë – të prekur nga ky parazit, që tregon se Chagas ka aftësi të udhëtojë e përhapet qoftë gjenetikisht ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut.

Në raste ekstreme, Chagas shkakton zmadhim zemre ose fryerje zorrësh deri ne plasje, duke sjellë vdekje të menjëherëshme. Ekspertët thonë se nëse nuk trajtohet ky parazit eventualisht arrin në zemër ku atje mund të jetojë e shumëfishohet.



Barnat statin dhe lodhja

Barnat statin merren nga miliona njerëz për uljen e kolesterolit. Por kjo s’do të thotë se ato janë pa efekte të mundshme anësore. Mjekët kanë regjistruar se disa pacientë janë ankuar për lodhje ose humbje energjie pasi kanë marrë barna statin. Një studim i botuar këto ditë në revistën Archives of Internal Medicine, konfirmon ankesat e tyre.

Studimi shqyrtoi gjendjen shëndetësore të më shumë se 1 mijë burrave dhe grave. Autorët zbuluan se ata që merrnin statin kanë dukshëm më shumë gjasa për të provuar rënie të energjisë dhe lodhje, ndërsa efekte të padëshirueshme anësore u vunë re më shumë tek gratë sesa burrat.

Autorët thonë se mjekët duhet të marrin në konsideratë edhe rezultatet e këtij studimi kur peshojnë të mirat dhe të këqiat gjatë dhënies së recetës për barna statin.
XS
SM
MD
LG