Lidhje

Aung San Su Ki merr Çmimin Nobel të Paqes


Udhëheqësja për demokracinë në Birmani, Aung San Suu Kyi thotë se Çmimi Nobel i Paqes hapi një derë në zemrën e saj dhe e ndihmoi atë të shqetësohej më tepër për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, përtej kufijve të vendit të saj. Udhëheqësja e opozitës bëri thirrje për çlirimin e të gjithë të burgosurve politikë, ndërsa ajo mbajti sot një leksion në Norvegji, 21 vjet pasi fitoi Çmimin Nobel të Paqes. Në vitin 1991, ajo ishte në arrest shtëpie dhe bashkëshorti i saj dhe dy djemtë shkuan për të marrë çmimin në emër të saj. Aung San Su Ki tha se arresti shtëpiak e izoloi atë nga bota e jashme, por Çmimi Nobel i Paqes e ndihmoi atë të rivendoste lidhjet me komunitetin ndërkombëtar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG