Lidhje

Greqia vendos: Euro apo Dhrahmi?

  • Zëri Amerikës

Analistët thonë se nëse të majtët fitojnë, Greqia mund të detyrohet që të lërë monedhën e përbashkët EURO

Konkurrentët kryesorë në zgjedhjet e sotme - konservatorët e Partisë Demokracia e Re dhe radikalët e majtë të Syrizias- kanë premtuar se do të formojnë një qeveri e cila do të rinegociojë për masat e ashpra financiare të paketës së ndihmës për Greqinë të dhënë nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtarë.

Antonis Samaras, udhëheqësi i Partisë Demokracia e Re, kritikoi kundërshtarin e majtë, Alexis Tsipras, për politika që do ta drejtojnë vendin në një situatë edhe më të keqe se tani.

Beneas, një banor vendas nuk është dakort me këtë:

“E mbështes Syrizian, sepse unë besoj se ky vend, Greqia ka nevojë për një qeverisje të re, pasi për shumë vite ne kemi patur në krye dy parti të mëdha, PASOK dhe Demokracia e Re , të cilat kanë qenë me radhë në pushtet. Mendoj se është koha për një udhëheqje të re” - thotë ai.

Mbas zgjedhjeve të muajit të kaluar, tre partive kryesore u ishte dhënë mundësia që të krijonin koalicion, por asnjëra nuk ishte në gjendje që të kishte mbështetjen e duhur për të krijuar një qeveri të re, ç’ka solli zhvillimin e zgjedhjeve të sotme.

Jorgos, një i ri i papunë, nuk është entuziast që qeverinë ta marrin forca të reja politike. Ai thotë:

“Mendoj se është më mirë që të votojmë sërish për Demokracinë e Re. Ashtu si edhe në të kaluarën, mendoj se duhet të qëndrojmë në eurozonë, se kjo është e vetmja rrugë e sigurt për ne”.

Një votuese thotë se voton për Antonis Samaras:

“Votoj për të, sepse është njeri i respektuar dhe gjërat që ai thotë kanë kuptim; mendoj se për momentin, ndonëse masat e BE ndaj nesh janë të ashpëra, janë zgjidhja më e mirë, sepse ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Europian”.

Analistët thonë se nëse të majtët fitojnë sot, Greqia mund të detyrohet që të lërë monedhën e përbashkët EURO. Nëse kjo ndodh, Greqia do t’i rikthehet dhrahmisë, monedhës së saj 2, 500 vjeçare.

Analistë thonë se vlera e saj është 65% më e ulët krahasuar me euron.
XS
SM
MD
LG