Lidhje

Hosni Mubarak pëson goditje cerebrale


Në Egjipt, burime të sigurisë thonë se ish presidenti Hosni Mubarak është pa ndjenja dhe merr frymë me ndihmën resipratorit, pasi frymëmarrje, pasi u çua me urgjencë nga burgu në një spital ushtarak pas një goditjeje në tru.

Njoftime të mëparshme të agjencisë shtetërore të lajmeve MENA thanë se mjekët e zotit Mubarak e kishin deklaruar ish-udhëheqësin egjiptian në gjendjen e “vdekjes klinike” kur ai mbërriti në spitalin Maadi, në jug të Kajros, pasi u transferua nga burgu Torah, aty pranë.

Zyrtarë ushtarakë pranuan sot në mëngjes me orën lokale se ish-presidenti Mubarak kishte pësuar goditje, por thanë se ai është aktualisht "duke marrë frymë përmes resipratorit” dhe se "është ende herët për të thënë se është në gjendjen e “vdekjes klinike."
XS
SM
MD
LG