Lidhje

Reforma zgjedhore


Reforma zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00
Direct link

Në Shqipëri, mbledhja e parë e komisionit të Reformës zgjedhore një ditë pasi mori mandatin e ri tre javor nga parlamenti, u mbyll mes polemikave. Palët nuk ranë dakort për procedurat që duhen ndjekur për të reflektuar rekomandimet e ekspertëve të Odihr lidhur me identifikimin dhe numërimin elektronik. Socialistët thanë se nuk mund të punonin pa i patur ato më parë me shkrim, duke premtuar se do të paraqesin një projekt të mërkurën e ardhshme. Për demokratët e gjitha kjo i ngjan sipas tyre, një përpjekjeje për të bllokuar komisionin dhe djegur pa rezultat edhe afatin e ri

XS
SM
MD
LG