Lidhje

Mohamed Morsi president i ri i Egjiptit


Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi

Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi

Islamiku Mohamed Morsi, përfaqësues i Vllazërisë Muslimane u zgjodh presidenti i Egjiptit me 51.7% pas balotazhit të zhvilluar fundjavën e kaluar,duke fituar mbi ish gjeneralin Ahmed Shafik.

Vendimi u shpall sot nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Egjipt.

Zoti Morsi është pasardhës i Hosni Mubarakut në postin e presidentit të Egjiptit, i cili u rrëzua nga ky post 16 muaj më parë mbas trazirave popullore.

Këshilli ushtrak i cili qeverisi vendin më të madh të botës arabe që nga rrëzimi i Mubarakut, ka pakësuar pushtetin e presidentit , çka do të thotë se kreu i shtetit duhet të punojë ngushtësisht me ushtrinë për hartimin e një kushtetute demokratike.

Mijëra mbështetës së Vllazërisë Muslimane shpërthyen në ovacione në sheshin Tahrir të Kajros, duke valëvitur flamuj nën thirrjet “ Allahu është madh”e duke festuar një fitore vërtetë dramatike për Egjiptin.

Mohamed Morsi, një 60 vjeçar, inxhinier i arsimuar në Shtetet e Bashkuara i cili ka kaluar 18 muaj në burg nën regjimin e Mubarakut, fitoi raundin e parë të balotazhit në maj me pak më shumë se 25 përqind të votave. Ai ka premtuar të formojë një qeveri gjithëpërfshirëse për të tërhequr sa më shumë egjiptianë, përfshi një minoritet të kosiderueshëm të krishterë të cilët janë nervozë rreth një regjimi fetar.

Këshilli ushtarak do të mbajë kontrollin e ushtrisë më të madhe në Lindjen e Mesme, aleati më i ngushtë i së cilit janë Shtetet e Bashkuara.

Zoti Morsy ka thënë se do të respektojë traktatet ndërkombëtare, sidomos atë që Egjipti ka nënshkruar me Izraelin në vitin 1979, nga e cila varet shumë ndihma e Shtetet të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG