Lidhje

Pasojat anësore të operacionit anashkalues në stomak

  • Astrit Lulushi

Operacioni anashkalues në stomak (bypass) është provuar të jetë një metodë e suksesshme për humbjen e peshës tek shumë njerëz mbipeshë që nuk kanë pasur sukses me dietat. Mjekët thonë se zvogëlimi kirurgjik i stomakut mund të jetë një mjet i efektshëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit që shkaktohen edhe nga mbipesha. Por një studim i fundit tregon se për disa pacientë, kjo procedurë kirurgjike e quajtur 'bariatrik' mund të ketë efekte anësore të padëshirueshme.

XS
SM
MD
LG