Lidhje

Ndahet nga jeta skenaristja amerikane Nora Ephron


Nora Ephron me aktoret Meryl Streep dhe Amy Adams në premierën e filmit "Julie dhe Julia"

Nora Ephron me aktoret Meryl Streep dhe Amy Adams në premierën e filmit "Julie dhe Julia"

Nora Ephron u bë e njohur me filmat komedi me tematikë romantike “Kur Harry takon Sallin”, “You’ve got mail” si dhe filmi “Heartburn”

Shkrimtarja amerikane Nora Ephron, e cila ka shkruar skenaret e një sërë komedishë romantike të mirënjohura si dhe shkrime të spikatura humorisitike, u nda nga jeta në Nju Jork.

Familjarë e miqë të saj bënë të ditur se ajo vuante nga një sëmundje e gjakut. Ajo ishte 71 vjeç.

Bijë e dy skenaristve hollivudianë, Nora Ephron e krijoi stilin e saj të të shkruarit bazuar tek humoristët klasikë të viteve 1930, mes tyre Dorothy Parcker dhe Robert Benchley. Një pjesë e shkrimeve të saj humoristike bazoheshin në jetën e saj dhe shpesh ajo përdorte vetëironinë.

Ajo nisi të shkruante në fillim të viteve 1960 si gazetare për gazetën New York Times dhe më pas nisi të shkruajë për revistat dhe skenarë filmash.

Skenari i parë i saj, për filmin “Silkwood” , ishte i bazuar në një histori të vërtetë.
Por Nora Ephron u bë e njohur me filmat komedi me tematikë romantike të njohur në mbarë botën- si “Kur Harry takon Sallin”, “You’ve got mail” si dhe filmi “Heartburn” të cilat rrëfejnë historinë e dështimit të martesës së saj me gazetarin e njohur Carl Bernstein.

Gjithashtu ajo ka qenë regjizore e filmave të njohur “Pa gjumë në Siatëll” dhe “Julie dhe Julia”.

Aftësitë e saj si skenariste janë nderuar me tre kandidatura për çmimin Oscar.
XS
SM
MD
LG