Lidhje

Presidenti i zgjedhur i Egjiptit flet në sheshin Tahrir


Mohamed Morsi thotë se ai vlerëson “nderin e madh“ që i dha atij populli egjiptian

Presidenti i zgjedhur i Egjiptit Mohamed Morsi thotë se ai vlerëson “nderin e madh“ që i dha atij populli i Egjipti.

Presidenti i porsazgjedhur i Egjiptit Mohamed Morsi foli sot në sheshin Tahrir të Kajros para një turme njerëzish që dolën për të protestuar kundër sundimit ushtarak të vendit. Ai përshëndeti egjiptianënt anembanë vendit dhe ata jashtë kufijëve, duke u thënë se gjaku i revolucionarëve që u vranë e plagosën gjatë trazirave “ vaditi pemën e lirisë”.

Zoti Morsi do të bëjë betimin nesër para Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit. Zoti Morsi kandidoi në emër të Vëllazrisë Muslimane përpara se të shpallte dorëheqjen nga ky grupim mbasi u zgjodh president i zgjedhur i Egjiptit. Ai ka përsëritur sot dëshirën e tij për të formuar një qeverui gjithëpërfshirëse – me pjesmarrjen e muslianëve kristianëve dhe grave.

Zoti Morsi u zotua përpara zgjedhjes si president se do të bënte betimin përpara parlamentit. Megjithatë, këshilli ushtarak tha se zoti Morsi do ta bënte betimin para gjykatës, për shkak të shpërbërjes kohët e fundit të Dhomës së Ulët të Parlamentit, e cila dominohej nga grupi Vëllazëria Myslimane.

Disa vëzhgues thonë se kjo mosmarrëveshje mund të jetë faza e parë e një lufte për pushtet mes Vëllazërisë Myslimane dhe ushtarakëve në Egjipt.
XS
SM
MD
LG