Lidhje

Obama viziton Koloradon e përfshirë nga flakët


.

.

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret që kanë përfshirë Kanionin Waldo në Kolorado kanë treguar një nivel të paparë bashkërendimi mes administratës federale, asaj shtetërore dhe enteve lokale.

Presidenti premtoi sot në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se të gjitha burimet federale do të angazhohen për të luftuar zjarret.

Presidenti Obama falenderoi zjarrëfikësit për guximin dhe disiplinën e treguar.

Presidenti ishte dje vetë në Kolorado për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga zjarret masive, që deri tani u kanë marrë jetën 2 personave dhe kanë detyruar 35 mijë të tjerë të braktisin banesat.
XS
SM
MD
LG