Lidhje

Bisedime me dyer të mbyllura për Sirinë


Fuqi botërore dhe rajonale kanë filluar bisedimet me dyer të mbyllura me synimin për të shpëtuar planin e paqes të ndërmjetësit ndërkombëtar Kofi Annan për të ndalur dhunën vdekje-prurëse në Siri.

Zyrtarë nga pesë vendet e përherëshme anëtare të Këshillit të Sigurimit u mblodhën në Gjenevë, për bisedime ku po marrin pjesë edhe përfaqësues të vendeve arabe.

Para fillimit të takimeve, Sekretari i Jashtëm britanik William Hague u bëri thirrje Rusisë dhe Kinës të bashkohen me fuqitë perëndimore në mbështetje të një plani për tranzicion politik në Siri, megjithëse ai pohoi se një zgjidhje e tillë nuk do të jetë e lehtë.

Zoti Hague shtoi gjithashtu se një e ardhme e qëndrueshme për Sirinë nënkupton largimin nga pushteti të Presidentit al Asad.

Nga ana e tyre, Rusia dhe Kina kanë këmbëngulur që zgjidhja e krizës të vendoset nga vetë sirianët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG