Lidhje

BE: Nesër nis embargo ndaj naftës së Iranit


Një embargo e Bashkimit Europian për naftën iraniane e cila hyn në fuqi nesër është lëvizja e fundit e përpjekjeve ndërkombëtare për të detyruar Teheranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Irani t’i japë fund punës për pasurimin e uraniumit, për të cilën ata thonë se ka si qëllim prodhimin e armës bërthamore.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

Bisedimet për këtë çështje kanë rezultuar në një rrugë pa krye mes vendeve perëndimore dhe Iranit, prodhuesit të katërt më të madh të naftës të botës.

Javën e kaluar Koreja e Jugut njoftoi se edhe ajo do të ndalë importet e naftës së Iranit, duke u bërë i pari blerës më i madh aziatik që ndërmerr këtë masë.

Efekti i sanksioneve, të cilat u njoftuan që në janar, ende është i paqartë. Irani prodhonte më shumë se 4 milion fuçi nafte në ditë në vitin 2010.

Ndërkaq, vende të tjera prodhuese të naftës në Gjirin Presik kanë shtuar kërkimet e tyre për naftë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG