Lidhje

Meksikë: Enrique Pena Nieto fitues në zgjedhje


Presidenti Obama foli në telefon me zotin Pena Nieto, duke e uruar për fitoren dhe duke i ofruar mbështetjen amerikane për qëllimet e përbashkëta

Votuesit në Meksikë kanë zgjedhur të sjellin në pushtet partinë politike që dikur dominonte vendin, duke zgjedhur Enrique Pena Nieto si presidentin e ardhshëm.

Me 98 për qind të votave të numëruara, zoti Pena Nieto ka fituar rreth 38% të tyre, ndërsa ish Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Meksikës Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar 31 për qind.

Zoti Lopez Obrador i quan rezultatet e zgjedhjeve të pavërteta dhe diçka që askush nuk mund të pranojë. Partia e tij, e krahut të majtë, do të vendosë nëse do të paraqesë ankesë zyrtare për rezultatet, pasi të gjitha votat të numërohen.

Presidenti amerikan Barack Obama foli në telefon me zotin Pena Nieto, duke e uruar për fitoren dhe duke i ofruar mbështetjen amerikane në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta.

Partia Revolucionare Institucionale e Zotit Pena Nieto udhëhoqi Meksikën për 71 vite, deri në vitin 2000, kur meksikanët zgjodhën kandidatin Vincente Fox të partisë të Veprimit Kombëtar si president të tyre.

Edhe presidenti në largim Felipe Calderon, i cili u zgjodh president në vitin 2006, i përkiste partisë për Veprim Kombëtar. Mandati i tij u karakterizua nga ngecja ekonomike dhe dhuna e ashpër e karteleve të drogës si pasojë e së cilës janë vrarë rreth 50 mijë njerëz. Pak pas marrjes së detyrës zoti Calderon dërgoi ushtrinë në zonat problematike për të luftuar kartelet e drogës.
XS
SM
MD
LG