Lidhje

Thirrje opozitës siriane të bashkohet


Kreu i Lidhjes Arabe, Nabil Elaraby i bëri thirrje opozitës siriane që të bashkohet dhe kritikoi një plan të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për një qeveri kalimtare në Siri.

Zoti Elaraby, i cili po kryeson një takim dy ditor në Kairo me pjesëmarrjen e rreth 250 figurave të opozitës, u bëri thirrje fraksioneve që "të mos humbasin këtë mundësi" për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu dha të njëjtin mesazh sot, duke paralajmëruar se “një opozitë e dobët dhe e çorganizuar” do të ishte në dobi të qeverisisë së presidentit Bashar al Assad.

Duke folur sot përpara pjestarëve të opozitës të mbledhur në Kajro për një konferencë të organizuar nga Lidhja Arabe, zoti Davutoglu tha se qeveria siriane po bën një përpjekje të kotë për të “ ndryshuar kursin e historisë”.

Ai tha se roli i komunitetit ndërkombëtarë është të sigurojë mbështetje për një proces tranzicioni. Zoti Davutoglu tha se këtë të premte në Paris do të zhvillohet takimi i Miqëve të Sirisë, ku do të marrin pjesë rreth 100 vende dhe organizata.

Konferenca e sotme pasoi kundështimin e grupeve të opozitës ndaj planit të Kombeve të Bashkuara për një tranzicion politik në Siri. Me këmbënguljen e Rusisë në këtë plan u la e hapur mundësia që zoti Assad të ishte pjesë e administratës së përkohëshme qeverisëse.
XS
SM
MD
LG