Lidhje

Përmbytje vdekjeprurëse në Rusi


Zyrtarët rusë thonë se afro 99 vetë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë prekur nga pasojat e përmbytjeve pas shirave të rrëmbyer në jug të vendit.

Autoritetet thanë sot se stuhitë, përmbytjet dhe një rrëshqitje dheu kanë lënë pasoja në rajonin Krasno-Darsky Krai, pas dy ditë rreshjesh. Rrugët janë përmbytur nga uji dhe transporti publik është pezulluar.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se porti Novorosik, porti më i madh rus në Detin e Zi, ndaloi lëvizjen e çisternave të naftës sot, pas stuhisë.

Një zëdhënës i qeverisë tha se policia po dërgon përforcime në rajon për të parandaluar plaçkitje e krime të tjera.
XS
SM
MD
LG