Lidhje

SHBA: Sot dita me temperaturat më të larta


Një valë rekord të nxehti me temperatura që pritet të shkojnë deri në 48 gradë celsius, ka përfshirë lindjen dhe zonën qendrore të Shteteve të Bashkuara.

Paralajmërimet për të nxehtë të tejskajshëm u dhanë në më shumë se 10 shtete nga Kansasi në New Jersey.

Temperaturat e larta kanë zgjatur për më shumë se një javë dhe janë shkaku i vdekjes së më shumë se 20 personave.

Shërbimi Kombëtar i Motit i cilësoi temperaturat e larta si “shkakun e parë të vdekjeve nga moti”, pasi temperaturat e larta shkaktojnë më shumë vdekje në vit se përmbytjet, stuhitë, tornadot dhe uraganet.

Sipas specialistëve të sinoptikës dita e sotme pritet të jetë më e nxehta në kryeqytetin amerikan.

Temperaturat e larta vazhdojnë ndërsa qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa ajër të kondicionuar mbas stuhisë së ashpër që goditi zonën lindore të Shteteve të Bashkuara një javë më parë.

Por pritet që temperaturat të bien gjatë fillimit të javës që vjen. Kjo ulje temperaturash do të shoqërohet me stuhi.
XS
SM
MD
LG