Lidhje

Presidenti Obama rifillon betejën për taksat


Presidenti Barak Obama po rifillon betejën politike të taksave, duke bërë thirrje për zgjatjen e shkurtimit të taksave për amerikanët e klasës së mesme, por jo për të pasurit.

Duke marrë parasysh se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen pas më pak se katër muajsh, zoti Obama ftoi sot në Shtëpinë e Bardhë taksapaguesit amerikanë që do të përfitonin nga ky propozim.

Presidenti demokrat i cili po përpiqet të fitojë një mandat të dytë katër-vjeçar, bëri thirrje për një zgjatje një-vjeçare të ligjit për taksat për ata që fitojnë më pak se 250 mijë dollarë në vit. Ky propozim për shkurtimin e taksave do prekte rreth 98 për qind të taksapaguesve amerikanë.
XS
SM
MD
LG