Lidhje

Çështja e imunitetit të deputetëve


Çështja e imunitetit të deputetëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00
Direct link

Në Shqipëri parlamenti vendosi sot që të marrë në shqyrtim nismën e deputetëve demokratë për heqjen e imunitetit brenda këtij sesioni duke caktuar datën 6 gusht për seancën e votimit. Në nismën e tyre, e cila kërkon ndryshim të kushtetutës, demokratët propozojnë zhveshjen nga mbrojtja ligjore e imunitetit jo vetëm per anëtarët e parlamentit por edhe të gjyqtarëve dhe zyrtarëve të lartë. Ata nuk do të jenë të mbrojtur as nga arrestimet, vetëm nëse parlamenti, në rastin e deputetëve, vlerëson se cënohet funksionimi i tij. Opozita nga ana e saj u shpreh në favor, duke saktësuar se këto ndryshime nuk do të bëhen me nxitim e duke u shprehur se nuk mund të jenë të shkëputura nga reforma kushtetuese në Drejtësi.

XS
SM
MD
LG