Lidhje

Ekspozitë fotografike në Shkodër

  • Pëllumb Sulo

Ekspozita fotografike "Integrimi i shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian", e fotografit të njohur Roland Tasho, pasqyron nje pjesë të shqiptarëve, qe me punën e tyre janë bërë të suksesshëm në mjaft vende të Europës. Prej 10 vitesh, fotografi Tasho udhëton në Europë dhe Amerikë për të pasqyruar jetën dhe punën e shumë figurave të njohura të emigracionit shqiptar. Fotoekspozita e hapur këto ditë në Shkodër do të udhëtojë në disa qytete të Shqipërisë për të treguar se emigrantët shqiptarë janë edhe ura lidhëse mes vendlindjes dhe Europës.

XS
SM
MD
LG