Lidhje

Shqipëri, Ndërkombëtarët për imunitetin

  • Armand Mero

Në Shqipëri ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE nxitën sot forcat politike të vazhdojnë përpara me reformat dhe të zgjidhin çështjen e heqjes së imuniteteve. Komentet e tyre ata i bënë në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama. Kryeministri Sali Berisha ftoi sot opozitën që të votojnë ndryshimet. Socialistët janë deklaruar në parim pro çështjes së imuniteteve, por kërkojnë që ndryshimet të shoqërohen dhe me garanci më shumë për pavarësinë e sistemit gjyqësor.

XS
SM
MD
LG