Lidhje

FMN: Rritja e ekonomisë globale po ngadalësohet


FMN-ja thotë se rritja e ekonomisë globale po ngadalësohet, ndërsa në Evopë vazhdojnë problemet e deficitit buxhetor dhe rritja ekonomike është më e vogël se sa pritej në vendet në zhvillim me ekonomi të mëdha.

Ekspertët e FMN-së thonë se ekonomia globale do rritet me 3,5 për qind këtë vit dhe 3,9 për qind më 2013, shifra këto pak më të vogla se vlerësimet e mëparshme.

Por një raport i paraqitur sot në Washington, thotë se situata ekonomike mund të keqësohet, në se përpjekjet për përmirësimin e situatës ekonomike të Evropës nuk kanë rezultat, ose në se bllokimi politik në Washington çon në shkurtimin drastik të shpenzimeve dhe rritjen e taksave.
XS
SM
MD
LG