Lidhje

Miratohet ilaçi i parë kundër HIV-it


truvada against hiv

truvada against hiv

Administrata amerikane e ushqimeve dhe barnave thotë se miratimi i Truvadës shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it

Zyrtarët amerikanë kanë miratuar atë që thonë se është ilaçi i parë në treg që ul rrezikun e infektimit me virusin HIV që shkakton SIDA-n.

Administratan e ushqimeve dhe barnave thotë se ilaçi Truvada tani mund të përdoret çdo ditë në kombinim me praktika të tjera mbrojtëse për të pakësuar rrezikun e infektimit me HIV gjatë marrëdhënie seksuale për personat me rrezik të lartë infektimi.

Në një deklaratë me shkrim, Komisionerja Margaret Hamburg tha se miratimi i këti ilaçi shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it. Ajo shtoi se çdo vit, rreth 50.000 te rriturit dhe adoleshentët amerikanë diagnostikohen me infeksionin HIV.
XS
SM
MD
LG