Lidhje

Ekonomia e Kinës mund të ketë një rënie të vogël


Agjencia Fitch paralajmëron ngadalësimin e rritjes ekonomike

Agjencia e vlerësimit të kreditimit Fitch thotë se ekonomia kineze ndoshta do të ketë ketë një rënie të lehtë, ndërsa rritja ekonomike vazhdon të ngadalësohet, ndërkohë që paralajmëroi Pekinin të mos mbështetet së tepërmi tek investimet për të stimuluar rritjen. Në një raport të publikuar sot Fitch thotë se nuk parashikon një ngadalësim të madh të ekonomisë kineze, megjithëse shifrat zyrtare të javës së kaluar treguan një rënie të rritjes ekonomike. Në deklaratat e kohëve të fundit zyrtarët kinezë kanë thënë se nxitja e investimeve është përparësia kryesore që do të mbështesë rritjen ekonomike për pjesën tjetër të vitit. Udhëheqësit kinezë, kanë thënë po ashtu kohët e fundit se po përpiqen të ribalancojnë modelin e rritjes ekonomik, duke i dhënë më tepër përparësi konsumit dhe më pak investimeve dhe ekporteve.
XS
SM
MD
LG