Lidhje

Bojkotohet Çmimi i UNESCO-s


unesco
unesco

Ceremonia u bojkotua nga udhëheqësit evropianë për shkak se çmimi ishte financuar nga udhëheqësi i Guinesë Ekuatoriale.

Dje në Paris, UNESCO shpërndau çmimin për arritje jetësore në shkencë në një ceremoni që u bojkotuar nga udhëheqësit evropianë për shkak se çmimi ishte financuar nga udhëheqësi i Guinesë Ekuatoriale.

Grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë udhëheqësin guinez Teodoro Obiang si një njeri të korruptuar që mban shtetasit e tij në varfëri, pavarësisht pasurive me naftë që ka vendi.

Me anë të një deklarate, 7 grupe të të drejtave të njeriut e cilësuan vendimin UNESCO-s për të dorëzuar çmimin, si të turpshëm dhe të papërgjegjshëm.

Çmimi iu dha të studiuesve nga Egjipti, Meksika dhe Afrika e Jugut, të cilët morrën secili nga 100.000 dollarë
XS
SM
MD
LG