Lidhje

SHBA: Raport i ri - Disa studentë të huaj kanë përfunduar stërvitjen e pilotazhit


US Congress Building
US Congress Building

Në raport thuhet se shkollat e fluturimeve komerciale në Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke trajnuar, pa e ditur, terroristë të mundshëm

Sipas një raporti të ri të qeverisë amerikane disa studentë të huaj kanë përfunduar stërvitjen e pilotazhit në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit pa kaluar më parë në kontrollin për aktivitet terrorist.

Në raport thuhet se shkollat e fluturimeve komerciale në Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke trajnuar pa e ditur terroristë të mundshëm. Disa nga terroristët e al-Kaidës që përplasën avionët në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, në Pentagon dhe në një fushë në Pensilvani më 11 shtator 2001, u stërvitën si pilotë avionësh në Shtetet e Bashkuara.

Pas 11 shtatorit, qeveria vendosi rregulla për kontrollin e të kaluarës të të gjithë studentëve të huaj në shkollat e fluturimit, por disa shkolla fluturimesh ende nuk i kanë venë në zbatim procedurat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG