Lidhje

Ban Ki Mun viziton Maqedoninë

  • Isak Ramadani

Ai mbajti një fjalim para deputetëve të Parlamentit, ku tha se do të angazhohet për një zgjidhje më të shpejtë të problemit të emrit me Greqinë.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun qëndroi mbrëmë dhe sot për vizitë në Maqedoni. Ai mbajti një fjalim para deputetëve të Parlamentit të këtij vendi, ku tha se do të angazhohet për një zgjidhje më të shpejtë të problemit të emrit me Greqinë, që ka zvarrisur synimet integruese euro-atlantike të Maqedonisë. Zoti Ban Ki Mun lavdëroi autoritetet në Shkup për arritjet në shumë fusha.
XS
SM
MD
LG