Lidhje

Prokuroria kineze: Dënim me vdekje për gruan e një zyrtari


Prokurorët kinezë kanë ngritur akuza ndaj gruas së ish-zyrtarit Bo Xilai dhe një punonjës në familjen e tyre, për vrasjen e një biznesmeni britanik, një zhvillim i rëndësishëm në një skandal politik që ka tronditur udhëheqjen kineze.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha gruaja e Bo-së, Gu Kailai dhe punonjësi Zhang Xiaojun, u akuzuan së fundmi me “vrasje me qëllim” në vdekjen e Neil Heywood-it që kishte marrëdhënie biznesi me çiftin.

Xinhua tha se Gu dhe Zhang dyshohet se kanë helmuar Heywood-in që u gjet i vdekur në një hotel, nëntorin e kaluar. Po ashtu agjencia shtonte se Gu dhe djali i saj, kishin një mosmarrëveshje me Heywood për “interesa ekonomike”. Prokurorët thanë se Gu e organizoi vrasjen sepse ishte e ishte e shqetësuar për “kërcënimin që Heywood përbënte për sigurinë e djalit të saj”.

Është hera e parë që Kina konfirmon një motiv për vrasjen dhe lidhjen e këtij rasti me djalin e çiftit, Bo Guagua, i cili së fundmi është diplomuar nga një program në Universitetit Harvard.

Bo Xilai ishte një yll në rritje në Partinë Komuniste Kineze, deri kur autoritet e hoqën nga detyra.
XS
SM
MD
LG