Lidhje

Lojërat Olimpike - rezultatet e ditës së tretë


olympics
olympics

Pas ditës së tretë të garave olimpike, Kina dhe Shtetet e Bashkuara kryesojnë me nga 17 medalje secila

Dje përfundoi dita e tretë e garave në Lojërat Olimpike Verore në Londër, me Kinën mbizotëruese në gjimnastikë për meshkuj, duke lënë duarbosh gjimnastët amerikanë. Por duartrokitjet më të shumta nga turma në Londër ishin ato për ekipin britanik dhe medaljen e tij të bronxit.

Ekipi amerikan, për të cilin disa ekspertë kishin parashikuar medaljen e artë, përfundoi i pesti.

Në not, Agnel Yannick i Francës morri medaljen e tij të dytë të artë të lojrave, duke fituar në stil të lirë 400 metra për meshkuj. Amerikani Ryan Lochte, kampion aktual botëror, përfundoi i katërti.

Por adoleshenjta Missy Franklin i shpërbleu amerikanët e saj, duke fituar medaljen e saj të parë të artë në not stil shpinë 100 metra.

Medalje të tjera ari iu dhanë dje Rumanisë për qitje, Japonisë dhe Rusisë për xhudo, dhe Koresë së Veriut për peshëngritje.

Gjithashtu të hënën, ekipi zviceran i futbollit përjashtoi Mishel Morganellën sepse kishte dërguar një mesazh racist në Twitter pas humbjes së ekipit të tij me Korenë e Jugut. Morganella më vonë kërkoi falje, por një zyrtar zviceran tha se ekipi nuk kishte zgjidhje tjetër.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia çdo njera fitoi nga 6 medalje, e ndjekur nga Kina me 5, Franca me 3, dhe Rumania dhe Ukraina me 2 secila. Fitues nga një medalje ishin Rusia, Koreja e Veriut, Lituania, Koreja e Jugut, Tajlanda, Meksika, Kolumbia, Gjermania, Australia, Italia, Indonezia, India, Britania dhe Mongolia.

Pas ditës së tretë të garave olimpike, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë baraz, me nga 17 medalje secila, pasuar nga Japonia me 11, Italia me 8 dhe Franca me 7 medalje.
XS
SM
MD
LG