Lidhje

Phelps - legjendë olimpike


Notari amerikan Michael Phelps zë vend krahas legjendarëve olimpikë si Jesse Owens, Mark Spitz, Jim Thorpe dhe Olga Korbut

Notari amerikan Michael Phelps ka zënë tashmë vendin e tij krahas legjendarëve olimpikë si Jesse Owens, Mark Spitz, Jim Thorpe dhe Olga Korbut, pasi ka fituar medalje më shumë se çdo atlet në historinë e lojërave olimpike.

Phelps e arriti këtë dje, të martën, duke fituar një medalje të artë në stafetën 4x200 metra stil i lirë, dhe një medalje argjendi në 200 metra stil flutur - duke e sjellë në 19 numrin e medaljeve të fituara prej tij gjatë gjithë kohës dhe duke ia kaluar gjimnastes sovjetike Larisa Latynina.

27-vjeçari Phelps ka lindur në qytetin Baltimore të shtetit Maryland, ku ai njihet edhe si yll bejsbolli dhe futbolli.

Ëndërra e lavdisë olimpike për Phelpsin filloi në moshën 7 vjeçare në një nga pishinat e qyetetit Baltimore ku ai morri mësimet e para të notit.

Phelps notoi në ekipin e tij të shkollës së mesme, u bashkua më pas me ekipin kombëtar, dhe në moshën 15-vjeçare, u bë pjesë e ekipit olimpik amerikan në lojrat Olimpike verore në Sydney të Australisë.

Phelps nuk fitoi ndonjë medalje në Sydney, por i kaloi katër vitet e ardhshme duke thyer rekord pas rekordi si pjesëtar e ekipit kombëtar amerikan – deri në Lojrat Olimpike 2004 në Athinë të Greqisë.

Në lojërat olimpike të Athinës, Michael Phelps u bë superstar olimpik, duke fituar gjashtë medalje ari dhe dy bronzi, dhe 4 vjet më pas, me një fitore të pashembullt në lojërat Olimpike të Pekinit më 2008, ku fitoi 8 medalje ari.

Michael Phelps ka shkruar dy libra dhe është bashkë-themelues i një grupi jo-fitimprurëse që organizon kampe noti në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG