Lidhje

Një vendim për viktimat e 11 shtatorit


Një gjykatës amerikan ka urdhëruar al-Kaidën, talebanët dhe Iranin që të paguajnë 6 miliardë dollarë për të mbijetuarit

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar al-Kaidën, talebanët dhe Iranin që të paguajnë 6 miliardë dollarë për të mbijetuarit dhe të afërmit e 47 viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork.

Magjistrati federal Frank Maas në Manhattan e shpalli dje këtë vendim kryesisht simbolik.

Kompensimet janë të pagueshme për 110 të mbijetuarit dhe familjet e 47 viktimave që vdiqën në sulmin ndaj qendrës botërore të tregtisë në Nju Jorku.

Nuk ka gjasa që kompensimet të paguhen. Por një prej paditësve, Ellen Saraçini, tha se ajo është e lumtur në lidhje me këtë vendim. Victor Saraçini, bashkëshorti i saj, ishte piloti i një prej dy aeroplanëve që goditën Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator 2001.

Vitin e kaluar, gjykatësi George Daniels nënshkroi një gjykim mbi padinë e paraqitur nga familjarët e 47 viktimave. Ai gjeti se Irani, si dhe al-Kaida dhe talibanët, ishin përgjegjës për sulmet dhe i kërkoi magjistratrit federal për të vlerësuar dëmet.

Gati 3 mijë njerëz u vranë në sulmet terroriste në ndërtesat historike të Nju Jorkut.

Irani ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me sulmet.
XS
SM
MD
LG