Lidhje

Polemikat për imunitetet

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot kryetarit të opozitës Edi Rama të mos bllokojë integrimin europian të vendit dhe mundësinë e marrjes së statusit kandidat, por të votojë për heqjen e imuniteteve. Ai deklaroi se cështja e imuniteteve i është shtruar si kërkesë edhe nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle. Nga ana e tyre socialistët, u përgjigjën duke këmbëngulur që heqja apo kufizimi i imuniteteve të votohet së bashku me propozimet e tyre për disa ndryshime të tjera në kushtetutë që lidhen me sistemin e Drejtësisë

XS
SM
MD
LG