Lidhje

ShBA: Breshëri armësh në një tempull sik


Një person i armatosur ka hapur zjarr në një tempull sik në shtetin amerikan të Uiskonsënit.

Policia tha se incidenti ndodhi sot rreth orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në Tempullin Sik të Uiskonsënit, që ndodhet pranë Milluokit.

Numri i viktimave është i panjohur por disa njerëz njoftohet të jenë qëlluar.

Një operacion policor është në veprim për të ndaluar personin e armatosur i cili besohet të jetë fshehur brenda ndërtesës së bashku me disa pengje.
XS
SM
MD
LG