Lidhje

Wade M.Page autor i vrasjeve në tempullin sik


Autoritet amerikane kanë identifikuar personin i cili vrau 6 besimtarë në një tempull sik në shtetin verior të të Viskonsinit, në Shtetet e Bashkuara.

Ata thonë se personi që kreu vrasjet është një ish ushtar. Autoritet amerikane bënë të ditur sot se ai quhet Wade Michael Page, 40 vjeç, i cili kishte shërbyer 6 vjet në ushtrinë amerikane, gjatë viteve 1990.

Ata thonë se ai kishte një numër të madh tatuazhesh në trup, mes tyre edhe një me shifrat “ 9-11” që referohej sulmit terorist të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara ku u vranë thuajse 3 mijë njerëz.

Autoritet thonë se sulmi me armë zjarri që ndodhi të djelën pranë qytetit të Miluokit mund të ketë qenë një akt terrorizmi i brendshëm ose krim me motive urrejtjeje.

Kryeministri i Indisë, Manomah Singh, i cili i përket sektit sik, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të bëjnë çështë e mundur për të gjetur autorët e asaj që ai e quajti një “akt të poshtër”. India është vendi me përqindjen më të lartë të besimtarëve sik në botë:

“Vrasja pa arsye, e ndodhur në rrethana tragjike, e njerëzve të cilët mblidhen për një rit fetar, është diçka që më bën të jem jashtëzakonisht i mërzitur”. - tha ai

Autoritet thonë se njeriu i armatosur qëlloi mbi besimtarët në një rrethinë të qytetit Miluoki, duke vrarë 6 njerëz përpara se ai vetë të vritej nga policia.

Sipas autoriteteve, që nuk e kanë identifikuar të dyshuarin, ai është i bardhë, rreth 40 vjeç. Autorietet filluan kontrollin në banesën e tij të dielën në mbrëmje.
Oficeri i policisë Tom Ahern tha:

“Po kërkojmë për çdo element shtesë, armë, municione, çdo gjë që ne kemi mundësi të nxjerrim nga kompjuteri i tij, çdo dorshkrim që mund të ketë lënë, pra çdo gjë që mund të na çojë në zbardhjen e saktë të ngjarjes që ka ndodhur”.

Presidenti Barack Obama tha se ai ishte “thellësisht i mërzitur” për ngjarjen duke shtuar se vendi është “pasuruar” nga komuniteti sik.

Në Shtetet e Bashkuara, sikët, të cilët vendosin çallmë në kokë dhe lënë mjekrën të rritet, shpesh ngatërrohen me myslimanët dhe janë bërë objekt sulmesh nga aktivistët anti-myslimanë, kryesisht mbas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Shtatë njerëz u vranë dhe tre u plagosën gjatë të shtënave në tempullin Sik në shtetin verior Viskonsin, në atë që shefi i policisë lokale e quajti "incident i brendshëm i tipit terrorist".

Policia tha se katër njerëz u gjetën të vdekur brenda tempullit sik në periferi të qytetit Miluoki dje në mëngjes. Tre të tjerë, mes tyre dhe personi që hapi zjarr, u vranë jashtë tempullit.
XS
SM
MD
LG