Lidhje

Michael Phelps - planet e tij për të ardhmen


Phelps

Phelps

Në moshën 27 vjeçare, Phelps tani ka dalë në pension përsa i përket noti

Notari Michael Phelps, sportisti më i dekoruar ndonjëherë, thotë se i ka arritur të gjitha qëllimet dhe ëndrrat e tij në sportin e notit dhe tani dëshiron të shijojë jetën.

Phelps mban tani 3 rekorde Olimpike - fitutes i 22 medaljeve olimpike; fitues i 18 medaljeve të arta; fitues i 8 medaljeve në një olimpiadë të vetme – Pekin 2008.

Kur u pyet në një konferencë shtypi në Londër se cila medalje ishte më e rëndësishme, Phelps permendi medaljen e artë që fitoi në Lojrat Olimpike të Athinës në vitin 2004, në garën 400 metra.”

"Kjo është medalja ime e parë olimptike. Imagjino të qëndrosh në krye të podiumit e të dëgjosh hymnin kombëtar që luhet vetëm për ty. Ishte një nga momentet më të paharueshme të jetës sime." Atëherë Phelps ishte 19 vjeç.

Phelps thotë se qëllimi i tij në Londër ishte për të thyer rekordin e të gjitha kohërave për nga numri i medaljeve olimpike, por ai u mërzit shumë pas daljes në vend të katërt në garën individuale 400 metra. Megjithatë besimi iu rikthye pas fitores së medaljes së artë në garën 200 metër.

Në moshën 27 vjeçare, Phelps tani ka dalë në pension përsa i përket notit. Ai thotë se synon të mbetet i angazhuar me fondacionin e tij që inkurajon të rinjtë për të notuar. Përtej kësaj, ai thotë se vetëm dëshiron të argëtohet.

"Nuk ndjej ndonjë frikë rreth së ardhmes. Kam notuar për 20 vjet dhe kam qenë në gjendje të përqëndrohem në qëllimin tim. Edhe tani kam besim tani se mund mund të përmbush çdo qëllim që i vë vetes."

Phelps thotë se para se të kalojë në fazën tjetër të jetës së tij, do t'i duhet pak kohë për t'iu përshtatur gjendje së tij të re - të pajtohet me rëndësinë e arritjeve të tij olimpike.
XS
SM
MD
LG