Lidhje

Amerikania Allison Feliks fiton garën e 200 metërshit


Sprinterja amerikane, Allison Feliks, fitoi garën e 200 metërshit për femra, një nga aktivitetet më të shumëpritura të Lojrave Olimpike të Londrës dje.

Feliks e përfundoi garën në 21 sekonda e 88 të qindat, duke lënë pas sprinterene Xhamajkës, Shelli-An Frejzhër Pris, e cila synonte të fitonte në të dy garat, në 100 metësh dhe në në 200 metërsh.

Në garat e meshkujve, atleti më i shpejtë i botës Usein Bolt nga Xhamajka, hyri lehtësisth në finalen e sotme të 200 metërshit së bashku me rivalin e tij, po nga Xhamajka, Johan Blejk.

Në garat e tjera, dyshja e volejbollit në rërë, Misti Mey Trenor dhe Keri Uolsh Xhenings fiton për të tretën herë medaljen e artë në lojrat olimpike. Dyshja mundi Ejprill Ros dhe Xhenefer Kejsin në finalen gjithëamerikane.
XS
SM
MD
LG