Lidhje

Shkëmbim zjarri armësh në Teksas


Police trooper

Police trooper

Tre vetë u vranë në një shkëmbim zjarri të hënën në një qytet universitar në Teksas

Tre vetë u vranë në një shkëmbim zjarri të hënën në një qytet universitar në Teksas.
Policia thotë se një polic dhe një civil u vranë kur personi i armatosur hapi zjarr në qytetin College Station.

Zyrtarët po i dërëzonin personit urdhërin për të dalë nga nga apartamenti, kur ai filloi të hapte zjarr nga brenda shtëpisë pranë universitetit A & M. Policë të tjerë mbërritën në vendngjarje dhe qëlluan ndaj personit të armatosur.

Ky incident, pason dy incidente të ngjashme të kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara. Më 20 korrik, një person i armatosur hapi zjarr në Kolorado në një kinema, duke vrarë 12 njerëz. Dy javë më vonë, 7 njerëz, duke përfshirë personin e armatosur, u vranë gjatë të shtënave në një tempull sik në Wisconsin.
XS
SM
MD
LG