Lidhje

Volvo S60, makina më e mirë


VOLVO

VOLVO

Instituti për Sigurinë në Autostrada thotë se vetëm 3 nga 11 automjetet fituan vlerësime 'mirë' apo 'pranueshëm'.

Një kompani sigurimesh në Shtetet e Bashkuara thotë se disa makina gjysmë luksoze apo thuajse luksoze nuk dolën mirë gjatë përplasjeve provë.

Instituti për Sigurinë në Autostrada - në një deklaratë lëshuar dje - thotë se vetëm 3 nga 11 automjetet fituan vlerësime 'mirë' apo 'pranueshëm'.

TL Acura dhe Volvo S60 fituan vlerësime 'mirë', ndërsa G Infiniti u vlerësua 'pranueshëm'. Instituti i sigurimeve thotë se strukturalisht, Volvo S60 doli si makina më e mirë.

TSX Acura, BMW 3 series, Lincoln MKZ dhe Volksvagen CC fituan vlerësim 'kalueshëm'. Mercedes-Benz C-Class, Lexus IS 250/350, Audi A4 dhe Lexus ES 350 u treguan të dobëta gjatë përplasjeve provë.

Mercedes-Benz tha se nuk ishte dakord me renditjen. Toyota, e cila zotëron markën Lexus, tha se i pranon rezultatet.

Makinat e provuara u përzgjodhën nga modelet e vitit 2012.
XS
SM
MD
LG