Lidhje

Korea e Veriut, reaktor bërthamor brenda 2013-s


North Korea Yongbyon

North Korea Yongbyon

Një studim i institutit amerikan për kërkime në Shkencë dhe Teknologji thotë se Koreja e Veriut duket të jetë në rrugën për të përfunduar ndërtimin e një reaktori bërthamor deri në fund të vitit të ardhshëm.

Insituti me qendër në Uashington tha të martën se imazhet në muajt maj dhe qershor tregojnë vinça, dhe një kube të një strukturë të lartë, e cila mendohet të jetë ndërtesë reaktori.

Instituti në faqen e saj internetike thotë se punimet jashtë reaktorit dhe ndërtimet për rreth duket të kenë përfunduar dhe se shumica e aktivitetit tani zhvillohet brenda reaktorit.

Imazhet tregojnë gjithashtu ndërtime në fusha të tjera.

Një ekspert i cili vlerësoi imazhet e objektit të Yongbyon, të marra me anë të satelitit komercial, thotë se reaktori mund të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2013.

Por, Instituti kërkimor për Shkencë e Teknologji me bazë në Washington, thotë se mund të duhen edhe 1 deri në 2 vjet para objekti i ri të bëhet i funksionueshëm.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG