Lidhje

Paneta: Irani po përpiqet për një milici në Siri


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta

Komentet e tij vijnë ndërsa ministrat e jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik po mbajnë një takim mbi Sirinë në Mekë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta thotë se Irani po përpiqet për të zhvilluar dhe stërvitur një milici në Siri për të luftuar në emër të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe qeverisë së tij.

Zoti Paneta tha gjithashtu të martën se ai është i bindur se Shtetet e Bashkuara mund të zbatojnë një zonë ndalim-fluturimi mbi Siri, por tani për tani kjo nuk është përparësi.

Komentet e tij vijnë ndërsa ministrat e jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik prej 57 vendesh po mbajnë një takim në Mekë pasi ranë dakord që të rekomandojë pezullimin e Sirisë nga kjo organizatë. Ministri i Jashtëm i Iranit - një nga aleatët më të fortë të Sirisë - tha se vendi i tij kurrë nuk do ta pranojë propozimin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG