Lidhje

Jemen: 14 ushtarë të vrarë në selinë e zbulimit


Zyrtarët jemenas thonë se persona të dyshuar si operativë të al-Kaidës kanë sulmuan selinë e shërbimeve të zbulimit në qytetin e Adenit.

Burime nga shërbimet e zbulimit dhe dëshmitarë thonë se ekstremistët sulmuan ndërtesën nga dy drejtime të ndryshme sot. Ata qëlluan me granata dhe armë automatike, duke vrarë të paktën 14 ushtarë dhe personel sigurimi jemenas.

Të paktën shtatë ushtarë u plagosën. Ekstremistët arritën të shpëtojnë.

Dega e al-Kaidës në Arabinë Saudite, e cila e ka qendrën operative në Jemen, mbetet aktive në Jemenin e jugut.

Militantët kanë kryer një seri sulmesh vetëvrasëse dhe atentate kundër zyrtarëve jemenas.
XS
SM
MD
LG