Lidhje

Irak: Rikthehen në atdhe 117 mijë artifakte


Numri i artifakteve të grabitura nga Iraku gjatë ndërhyrjes së udhëhequr nga amerikanët në vitin 2003 dhe që tani janë kthyer në atdhe ka arritur në 117 mijë. Këtë shifër e konfirmon Ministria e Turizmit.

Trazirat që përfshinë vendin pas ndërhyerjes së 2003 sollën plaçkitjen e veprave të paçmueshme të antikitetit.

Kthimi i një numri kaq të madh nga kjo pasuri si kombëtare aq edhe e rëndësishme për trashëgiminë botërore përbën një arritje të madhe.

Kjo u arrit falë përpjekjeve madhore dhe forcimit të masave për të mbrojtur muzeumet dhe pavionet e artit. Irakianët shpresojnë se rikthimi i këtyre veprave unike do të ringjallë interesin e turistëve në këtë vend.
XS
SM
MD
LG