Lidhje

Siri: Presidenti Assad në xhami për Fitër Bajramin


Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad mori pjesë në festimet për Fitër Bajramin, duke u bashkuar në falje me besimtarët e tjerë në një xhami në Damask.

Është hera e parë që ai shihet në publik që nga shpërthimi i korrikut që la të vrarë katër nga shefat e tij të sigurimit.

Media shtetërore siriane tregoi pamje të Asadit duke buzëqeshur, veshur, ulur në dyshemenë e xhamisë al-Hamad, i rrethuar nga zyrtarë qeveritarë.

Në faljet e sotme, një imam e cilësoi Sirinë si viktimë e një komploti të Shteteve të Bashkuara, Perëndimit dhe arabëve suni.

Presidenti Asad, i cili i përket pakicës Alavite, është parë vetëm në transmetimet e televizionit shtetëror në funksione të ndryshme qeveritare.

Forcat e tij vazhdojnë prej 17 muajsh betejën për shtypjen e kryengritjes.
XS
SM
MD
LG