Lidhje

Aksionet Apple, me të shtrenjtat në histori


Rritja e vlerës së aksioneve Apple u nxit nga njoftimi se muajin e ardhshëm kjo firmë do të nxjerrë një version të ri të iPhone

Kompania Apple theu një rekord të hënën - duke u bërë kompania më e vlefshme publike në histori.

Aksionet e firmës Apple u rritën më shumë se 2 për qind, duke e shtyrë vlerën e kompanisë në më shumë se 623 miliardë dollarë Kjo tejkalon rekordin e mëparshëm e përcaktuar nga Microsoft në vitin 1999 me 620 miliardë dollarë.

Analistët financiarë thonë se rritja e vlerës së aksioneve Apple u nxit nga njoftimi se muajin e ardhshëm kjo firmë do të nxjerrë një version të ri të iPhone.

Kompania Apple u krijua nga i ndjeri Steve Jobs së bashku me Steve Wozniak në vitin 1976 , kur ata nxorrën kompjuterin e parë personal të prodhimit në masë.
XS
SM
MD
LG