Lidhje

Vdiq komediania Phyllis Diller, 95 vjeç


Pyllis Diller
Pyllis Diller

Diller e filloi karrierën e saj në vitin 1950, kur gratë në fushën e komedisë ishin të rralla

Komediania Phyllis Diller, një nga të parat femra të Amerikës në fushën e komedisë, vdiq të hënën në moshën 95 vjeçare.

Diller e filloi karrierën e saj në vitin 1950, kur gratë në fushën e komedisë ishin të rralla. Ajo krijoi një personalitet të pashlyeshëm me shakatë e saj të veçanta.

Pas daljes në pension në vitin 2002, Diller vazhdoi të marrë pjesë në filma dhe shfaqje televizive, dhe iu përkushtua pikturës.

Në vitin 2005 ajo botoi librin autobiografik, "Si një abazhur në shtëpi publike"

Karriera e saj u dokumentua në vitin 2006 me filmin dokumentar "Goodnight, We Love You"

Komediania Phyllis Diller, vdiq dje në moshën 95 vjeçare. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.
XS
SM
MD
LG