Lidhje

Një irakian pranon fajin për terrorizëm


Mohanad Shareef Hammadi

Mohanad Shareef Hammadi

Mohanad Shareef Hammadi mund të dënohet me burgim të përjetshëm nga gjykata federale amerikane

Një irakian ka pranuar fajin në gjykatën federale amerikane për akuzat se kishte planifikuar për të dërguar armë dhe të holla për al-Kaidën.

Mohanad Shareef Hammadi mund të dënohet me burgim të përjetshëm kur atij t'i shpallet vendimi në dhjetor në Louisville të shtetit Kentucky.

Hammadi u vetë-deklarua fajtor për 10 akuzat për konspiracion për të ndihmuar al-Kaidën dhe se kishte gënjyer agjentët federalë rreth lidhjeve me grupe ekstremiste, kur ai emigroi në Shtetet e Bashkuara.

Pranimi i fajit shmang gjyqin që ishte planifikuar për të filluar javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG